Pyetjet

Pse dhe sa paguaj agjencionin për ndërmjetësi gjatë shitblerjes së pronës?

Agjencioni zgjedh blerësit për t’i ofruar pronën blerësve më të përshtatshëm

Shërbimet e agjencionit janë:
– Reklamim i pronën tuaj për shitje në profilet tona të internetit, faqen tonë të internetit, dritaren e agjencionit.
– Lehtësim gjatë kompletimit të dokumentacioneve
– Transferimi i pronësisë me certifikatë të pronësisë në kadastërр
– Transferimi i pronësisë së llogarive ( QEK(qendra Energo e Konsumatorëve), NPK(ndërmarja publike komunale, etj)
– Agjencioni është gjithë kohën me ju deri në përfundim të gjithë procesit e blerjes dhe shitjes, duke përfshirë: Transferet, Përgatitja e dokumentacionit në Kadastër, Komunë dhe Bankat.
– Prona u tregohet palëve me transportin tonë

Pse dhe sa paguaj agjencionin për ndërmjetësi me qira të një prone?

Agjencioni ngarkon provizion të njëhershëm (nga qiradhënësi) në shumën e një qiraje, me shërbimet e agjencisë si më poshtë:
1. Gjetje e një qiramarrësi të përshtatshëm.
2. Përpunimin e kontratës për qira
3. Kujdes i plotë rreth pagesat e të gjitha faturave që e ngarkojnë pronën dhe janë obligim për të paguar qiramarrësi.

Cili është shërbimi i agjencionit gjatë ndërmjetësimit me qira ?

Nëse agjencioni gjenë qiramarrës, agjencioni plotësisht kujdeset për të gjitha faturat(llogaritë) të cilat janë barrë e pronës që jepet me qira në periudhën e caktuar.

Sa kushton shërbimi nëse e angazhoj agjencionin dhe nuk vendos për asnjë nga ofertat ?

Shërbimi është falas për të gjithë blerësit pa marrë parasysh nëse ju vendosni të bleni ose jo.

Sa kushton shërbimi i agjencionit gjat ndërhyrjs së shitblerjes?

Shërbimi kushton 2% nga çmimi i caktuar i i pronës së shitur ( Pagesën e kryn shitësi).

Sa kushton shërbimi i agjencionit gjat ndërhyrjs së qiras?

Shërbimi kushton një qira në nivel vjetor dhe e paguan qira-dhënësi ( ai që e jep pronën me qira.)

Si kryhet pagesa?

Me transaksion bankar

Ku vërtetohet kontrata e shitblerjes?

Në Noter në vendin ku ndodhet patundshmërija

Në çfarë afati kohor duhet të bëhet pagesa e tatimi mbi shitjet?

Tatimi mbi shitjet duhet të paguhet në afat prej 6 muaj

Kush e përcakton bazën për tatimin mbi shitjen?

Komisioni i Administratës publike nga vetëqeverisja lokale – Komuna.

Partnerët Tanë

Shikuar të fundit