Rreth Nesh

Elinor është agjencion për qarkullimin e pasurive të patundshme, është themeluar në vitin 1997 në Tetovë me qëllim për ta përmirësuar dhe lehtësuar mënyrën e blerjes dhe shitjes së patundshmërive në Tetovë dhe më gjerë në rajon.

Sot agjencioni Elinor është i njohur si një nga agjencionet më të mirë dhe më efektiv për menaxhim me patundshmëri kur bëhet fjalë për pronë me qira ose shitblerje e pronës.

Shërbimi i personalizuar është ajo që e vendos agjencionin Elinor mbi konkurrencën në tregun për patundshmëri.

Ne jemi gjithmonë në dispozicion dhe ndajmë kohë që ti dëgjojmë kërkesat tuaja, dhe për t’ju ndihmuar për ta arritur qëllimin tuaj gjatë investimeve në patundshmëri. Ne gjithashtu jemi pronarë të patundshmërive, e kuptojmë kujdesin që klientët tanë e meritojnë.

Qëllimi ynë është për t’u bërë kompania juaj e vetme për patundshmëri. Ne do t’ju udhëheqim gjatë gjithë procesit të pronësis së investimit — përmes qiras, blerjes, menaxhimit ose shitjes së pronës suaj. Përveç këtyre shërbimeve ne mund t’ju ofrojmë dhe:

– Shërbim 1
– Shërbim 2
– Shërbim 3
– Shërbim 4
– Shërbim 5
– Shërbim 6

Kërkoni të bleni ose të shitni patundshmëri?

Elinor agjencioni për menaxhimin e pasurive të patundshme siguron agjentë profesional, të licencuar, të specializuar për kuotim, për qira, shitje të objekteve të banimit dhe objekteve komerciale. Do të jemi të nderuar që t’ju ofrojmë përvojën tonë profesionale që të punojmë për ju.

Ne do t’i vlerësojmë objektet tuaja saktë, do ta gjejmë blerësin më të mirë dhe më adekuat për pronën tuaj, duke ju siguruar që ne do t’i përmbushim dhe tejkalojmë synimet tuaja.

Gjatë gjithë procesit do të jeni të trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të prezentuar me profesionalizëm dhe nder.

Pse të na zgjidhni neve?

Elinor zhvilloi një organizatë për patundshmëri të integruar vertikalisht e fokusuar në menaxhimin e pronave si qendër e punës dhe degëzimit në partneritete investuese, shitjes, shpalljes(reklamës) dhe pronës.

Ofrojmë më shumë se 20 vite përvojë për shitje, menaxhim, qira dhe ndërmjetës të dokumentacioneve për shitblerje ose huazim (qira) e pronës së patundshme.

Elinor ju garanton se do t’ju sigurojë me shërbimet më të mira rreth patundshmërive, nga shitja dhe lizingu deri te menaxhimi i objekteve te banimit dhe objekteve komerciale, dhe shumë të tjera.

Mision

Mision i jonë është që të ju sigurojmë nivel të jashtezakonshëm të shërbimit, kualitetit dhe ekspertizë të tregut të pasurive të patunshme te klientëve. Gjithmonë duke pasur parasysh se pas çdo transaksioni me pasuri të patundshme qëndron personalitet apo familje. Të veprojmë në interesin më të mirë për klientët tanë ne çdo kohë, duke ofruar etikë të sigurt për te gjitha transaksionet dhe të zhvillojmë marrëdhënie afatgjate me klientët tanë, duke ofruar shërbime të jashtëzakonshme dhe kënaqësi më të madhe të klientëve.

Vizion

Kënaqësia e klientëve tanë është përparësia kryesore e Elinor. Qëllimi ynë është të jemi shembull për referent për gjithçka që është e lidhur me pasuri të patundshme – ” nese ne nuk mund ta sigurojm një shërbimin të caktuar, ne mund të gjejmë njerëz të cilët do ta bëjnë atë”.
Të bëhet blerje dhe shitje e patundshmëris në mënyr më ekonomike, në të njëjtën kohë duke ruajtur nivelin më të lartë të shërbimit. Njëkosisht duke siguruar informacione të sakta dhe të perditësuara, analiza të kualifikuar, këshilla për patundshmëri dhe vazhdimisht duke eksploruar ide dhe teknologji të reja, që të ndihmojmë klientët tanë që të shesin dhe blejnë patundshmërit sa më shpejt, më thjeshtë dhe më lehtë.

Vlera

Vlerat themelore të punës së “Elinor pasurive të patundshme” janë:

– Integritet

– Sinqeritet

– Respekt

– Profesionalizëm

– Etikë të sigurt

– Dedikim

– Punë ekipore

– Përgjegjësi sociale

Partnerët Tanë

Shikuar të fundit